TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2024, 21:40

Trump i “thyen zemrën” Berishës, shpall zyrtarisht Marco Rubion Sekretar Shteti; Grenell përfundimisht jashtë kabinetit

Shkruar nga Pamfleti

Trump i “thyen zemrën” Berishës, shpall zyrtarisht Marco

Marco Rubio do të jetë Sekretar Shteti i SHBA. Presidenti i zgjedhur Donald Trump konfirmoi zyrtarisht propozimin e tij, duke thënë fjalët më të mira për të.

Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, u shpreh zoti Trump në një deklaratë.

Me këtë lëvizje duket se Trump i ka thyer zemrën Berishës. Ky i fundit priste të emërohej Richard Grenell në atë post dhe t’i hiqte “non gratën”. Por si duket do i duhet ende shumë punë të arrijë aty.

Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit dhe ishte një nga kandidatët që zotit Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.

Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e bëri njoftimin ndërsa po kthehej në Florida nga Uashingtoni pas takimit me Presidentin Joe Biden.

 

Lini një Përgjigje