
Ka përfunduar takimi i presidentëve Joe Biden dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump është parë vetëm pak minuta më parë që të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi mes dy presidentëve mësohet se ka zgjatuar për më shumë se dy orë. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Biden dhe Trump.
Kujtojmë se në fokus të këtij takimi ishte tranzicioni i qetë i pushtetit nga demokratët te republikanët. Përveç kësaj besohet se në takim, Biden i ka folur Trump për Ukrainën dhe ndihmat e nevojshme për mbijetesën e saj.
Lini një Përgjigje