Presidenti amerikan, Donald Trump nga podiumi i dhomës së konferencave në Shtëpinë e Bardhë, bëri bilancin e 365 ditëve qeverisje. Përpara se Trump të fillonte të fliste, stafi i presidentit shpërndau kopje të një njoftimi për shtyp që fliste për "365 fitore në 365 ditë".
Teksa doli në podium, Trump tha se nuk do ta lexojë "librin" e arritjeve të tij që Shtëpia e Bardhë e prodhoi për pjesëmarrësit.
"Ne kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër deri më tani në aspektin ushtarak, në aspektin e përfundimit të luftërave, në aspektin e përfundimit të luftërave. Askush nuk ka parë diçka të tillë", thotë Trump.
Gjatë fjalimit të tij para mediave, Trump preku shkurtimisht çështjen e Venezuelës, duke përmendur María Corina Machado, udhëheqësen e opozitës së vendit e cila i dha Trump medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen në fillim të këtij muaji.
"Ndoshta mund ta përfshijmë atë në një farë mënyre", thotë Trump, duke e quajtur Machadon një grua tepër të sjellshme.
Më tej ai kaloi te opercionet e emigracionit. Trump foli për operacionet e zbatimit të ligjit për imigracionin në Minesota dhe theksoi se Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arrestuar 10,000 banorë pa dokumente, të cilët ai i quajti të gjithë “kriminelë”.
Presidenti amerikan foli edhe sa i takon vizitës së tij në Forumin e Davosit në Zvicër, ku me shaka deklaroi se atje po e presin me shumë gëzim.
‘Së shpejti do të shkojë në një vend të bukur, në Zvicër. Jam i sigurt që më presin me shumë kënaqësi", tha Trump ndërsa gazetarët shpërthyen duke qeshur.
Kujtojmë se Trump pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës nesër, ku kërcënimet e tij për të vendosur tarifa ndaj aleatëve nëse ata nuk bien dakord që SHBA-të të blejnë Groenlandën janë diskutuar gjerësisht.
Lini një Përgjigje