TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2023, 20:39

Trefishohen shifrat, numri i emigrantëve që rrezikojnë mbytjen pranë Italisë është mbi 1.300; angazhohen anijet e marinës

Shkruar nga Pamfleti

Trefishohen shifrat, numri i emigrantëve që rrezikojnë mbytjen

Mbi 1.300 persona rrezikojnë të mbyten në brigjet e Kalabrisë. Paradite ishte FRONTEX që dha alarmin se 50 persona kishin ngecur në det, por sipas mediave italiane, bëhet fjalë për afro 2 herë më tepër. Roja Bregdetare italiane shprehet se kanë nisur operacionet e shpëtimit, ndërsa bëhet fjalë për 3 mjete lundrimi të mbushur me emigrantë në Lindja e Mesme.

Roja Bregdetare ka kërkuar ndihmë edhe nga Marina, në jugperëndim të Sicilisë lindore dhe në jugperëndim të detit Jon. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, duke sqaruar se “është urdhëruar ndërhyrja e menjëhershme e anijes “Nave Sirio”, tashmë e pranishme në zonë për aktivitetet e saj operacionale. Anija ushtarake po ecën me shpejtësinë maksimale për të dhënë ndihmën e kërkuar”.

Sipas informacioneve, një prej varkave ka 500 emigrantë, ndërsa dy të tjerat afro 800 të tjerë. Sipas autoriteteve, operacionet janë shumë komplekse për shkak të detit të trazuar dhe numrit të madh të personave në mjetet lundruese.

 

anija

Lini një Përgjigje