Rreth 500 refugjatë në një anije peshkimi duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë rrezikojnë të mbyten në zonën italiane të Sarit. Alarmi është ngritur nga autoritetet italiane, të cilë janë kontaktuar nga disa persona në bord, shkruajnë mediat italiane.
Një gazetar italian ka thënë se bëhet fjalë për tre varka me më shumë se një mijë njerëz. Anija e peshkimit u pa nga i njëjti avion Frontex, i cili kishte identifikuar varkën që më pas u mbyt në Cutro disa ditë më parë.
“Në bordin e peshkarexhës rreziku është serioz”, tha kreu i misionit të Mediterranea Saving Humans. Mediterranea kërkon që të nisë menjëherë një operacion shpëtimi.
Vala e emigrantëve vijon, Rreth 1,869 emigrantë mbërritën në Lampedusa të enjten, me 41 varka të shpëtuara në ujërat e Sar nga rojet bregdetare dhe anijet patrulluese. Një rekord i pa arritur kurrë më parë. Dy varka të vogla, me 46 dhe 41 emigrantë në bord, arritën të zbarkojnë direkt në tokë midis plazhit Guitgia dhe një liman aty pranë.
Që nga mesnata, janë regjistruar 14 zbarkime të tjera, me rreth 605 emigrantë. Në hotspotin Contrada Imbriacola, nga ku u transferuan 750 të ftuar, aktualisht janë mbi 3000 emigrantë.
Kujtojmë se autoritetet italiane janë ende në kërkim të trupave të viktimave nga tragjedia e para pak javësh në brigjet italiane ku humbën jetën të paktën 62 persona që ishin në një varkë emigrantësh. Hetimet për këtë tragjedi vijojnë pasi sipas dëshmive të të mbijetuarve, kontrabandistët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita dhe u trembën se iu duk që po i priste policia. Anija e peshkimit me të cilën 150-180 emigrantë po shkonin në Itali u nda në dy pjesë nga dallgët. Mes viktimave raportohet se janë edhe 2 binjakë të mitur.
Lini një Përgjigje