TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2023, 16:58

Papa Françesku: Jam i gatshëm të negocioj me Putinin për t’ i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku: Jam i gatshëm të negocioj me Putinin për

Papa Françesku ka bërë mesazhe për paqeje, e ka kërkuar që t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Ditën e sotme Papa ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin në mënyrë që të lehtësohen bisedimet e paqes me Ukrainën dhe t’i jepet fund luftës.

Sipas Papës, Putini e di se është gjithmonë i gatshëm të marrë pjesë në procesin e negociatave.

“Do t’i flisja qartë siç flas në publik. Ai është një njeri i kulturuar. Ditën e dytë të luftës isha në ambasadën e Rusisë të akredituar në selinë e shenjtë, për ti thënë se isha i gatshëm të shkoja në Moskë nëse Putin do të më linte një dritare hapur për të negociuar”, tha Ati i Shenjtë.

papa françesku lufta në ukrainë vladimir putin rusia

Lini një Përgjigje