TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2023, 13:49

Tragjedia në Peleponez me 59 viktima, Mitsotakis ndërpret fushatën elektorale dhe niset drejt vendit të ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Peleponez me 59 viktima, Mitsotakis ndërpret

Një anije në Kalamata të Greqisë është mbytur, ku deri më tani raportohet për 59 viktima në ujërat e detit Mesdhe, ndërkohë që janë shpëtuar rreth 104 emigrantë klandestinë.

Kyriakos Mitsotakis, kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 25 qershorit, ka ndërprerë fushatën elektorale dhe po shkon në Kalamata. Raportohet se deri tani janë nxjerrë nga uji trupat e pajetë të 59 emigrantëve të paligjshëm.

Gjithashtu, edhe presidentja e vendit Katerina Saqelaropul po shkon në vendngjarje për të parë nga afër situatën.

Anija ishte nisur nga Libia drejt Italisë dhe u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij, Pilos.

Ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të tjerëve ndërsa nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në anijen e mbytur.

Kujtojmë se, një zhytës 45-vjeçar ka humbur jetën teksa ka tentuar të nxjerrë trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar në peshkarexhën e mbytur.

tragjedi peleponez misotakis viktima

Lini një Përgjigje