TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2023, 12:45

Mbytja e anijes në Peleponez, shkon në 59 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e anijes në Peleponez, shkon në 59 numri i viktimave

Shkon në 59 numri i personave që u gjetën të mbytur në ujërat ndërkombëtare në territoret që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pilos.

Sipas zyrtarëve të rojes bregdetare, hetimet po vijojnë ende. Ndërkohë, mësohet se peshkarexha e mbytur ishte 30 metra e gjatë dhe mbante të paktën 400 emigrantë.

Deri më tani janë shpëtuar 104 emigrantë të paligjshëm. Ata u morën nga ekipi i kërkim shpëtimit dhe po transportohen me helikopter në spitalin e Kalamatës. Ndërkohë, 100 të tjerët janë transferuar në portin e Kalamatës.

Sipas informacioneve të para të autoriteteve, peshkarexha ishte nisur nga Libia ndërsa autoritetet greke u njoftuan nga ato italiane.

peleponez viktima greqi peshkarexha

Lini një Përgjigje