Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pritur ditën e sotme sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin diskutoi rreth situatës së fundit në Ukrainë.
Biden dhe Stoltenberg u shprehën se kundërofensiva e Ukrainës po forcon pozicionin e saj dhe po rikthen mundësinë e zgjidhjes diplomatike të konfliktit me Rusinë.
“Mbështetja për Ukrainën, që ne po ofrojmë së bashku, tani po bën një ndryshim në fushën e betejës ndërsa flasim. Sepse ofensiva ka nisur dhe ukrainasit po bëjnë përparime. Është ende herët, por ajo që ne dimë është se sa më shumë territore që mund të çlirojnë ukrainasit, aq më të fortë do të jenë në tryezën e negociatave”, u shpreh sekretari i NATO-s.
Presidenti Biden vlerësoi angazhimin e NATO-s gjatë këtyre muajve të luftës në Ukrainë dhe shprehu besimin se aleanca do ta çojë më tej bashkëpunimin në takimin vjetor që do të mbahet në Lituani më 11 korrik.
Lini një Përgjigje