
Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç.
Kreu i policisë lokale ka konfirmuar për mediat se e mitura është “vënë nën kontroll” dhe është dërguar në komisariat, raporton Klix.ba.
Gjithashtu është gjetur edhe arma e përdorur në sulm.
Sipas informacioneve jozyrtare, nga të shtënat ka mbetur i plagosur një mësuese e anglishtes.
Spitali zyrtarisht ka konfirmuar për Klix se pacienti është pranuar me një plagë në qafë dhe se po i nënshtrohet një operacioni.
Sipas informacioneve jozyrtare, i dyshuari është një nxënës i cili është transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën për shkak të sjelljes së keqe.
Policia ende nuk ka bërë të ditur detajet e rastit, duke bërë të ditur se informacionet operative po mblidhen nga terreni.
Lini një Përgjigje