TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2023, 13:23

Ishte pjesë e ekipit të shpëtimit, ndërron jetë zhytësi

Shkruar nga Pamfleti

Ishte pjesë e ekipit të shpëtimit, ndërron jetë

Një zhytës 45-vjeçar ka humbur jetën teksa ka tentuar të nxjerrë trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar në anijen e mbytur në jugperëndim të Peloponezit të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se zhytësi është bllokuar në mekanizmin e thithjes së ujit që përdoret për ftohjen e motorëve të anijes dhe makinerive të tjera.

Deri më tani janë nxjerrë 59 trupa të pajetë emigrantësh, ndërsa 104 të tjerë janë shpëtuar.

Në peshkarexhë ndodheshin 400 emigrantë që vinin nga Libia.

zhytesi greqi nderron jete

Lini një Përgjigje