
Bashkimi Europian anuloi takimin që do të mbahej me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, pas tragjedisë në Koçan.
Takimi mes liderëve do të mbahej këtë javë në datat 19 dhe 20 mars në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar për paketën financiare që do të jepet nga BE si pjesë e planit të rritjes.
Në orën 03:00 të 16 marsit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur.
Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 19 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital
Lini një Përgjigje