TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2023, 13:45

Tragjedia në Itali/ Gjendet një tjetër trup i pajetë, shkon në 71 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Itali/ Gjendet një tjetër trup i pajetë, shkon

Në brigjet e Kalabrisë në Itali është gjetur edhe një trup i pajetë. Numri i viktimave nga përmbytja e varkës disa ditë më parë ka shkuar në 71.

Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë. Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë.

Midis të vdekurve ishin më shumë shtetas afgan dhe iranianë. Po ashtu është arrestuar dhe drejtuesi i varkës, për kontrabandë njerëzish.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila që prej marrjes së detyrës është betuar se do të reduktojë hyrjet e emigrantëve të paligjshëm në vendin e saj.

Tragjedia në Itali/ Gjendet një tjetër trup i pajetë, shkon

tragjedia në itali

Lini një Përgjigje