TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2023, 12:02

Aksidenti tragjik në Greqi, 20-vjeçari i vetmi pasagjer nga vagoni i parë që arriti të shpëtonte

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Greqi, 20-vjeçari i vetmi pasagjer nga vagoni i

I vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit grek të pasagjerëve që u përplas me një tren mallrash të martën po lufton për jetën në një repart të kujdesit intensiv në Larisa.

20-vjeçari Gerasimos-Iason Georgiadis është në gjendje kritike, thonë mjekët.


Kur dy trenat u përplasën ai u hodh nga dritarja dhe i shpëtoi shpërthimit dhe zjarrit.

Megjithatë, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë kur ka rënë në tokë.

 I riu u shpëtua dhe u transferua në një spital në Larisa.

Tashmë ai ka bërë dy operacione, ndërsa mjekët nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta shpëtuar.

20-vjeçari me origjinë nga qyteti i Volos, ka hipur në trenin në Larisa me destinacion Selanikun, teksa studion për inxhinieri mekanike në Universitetin Aristoteli.

 

tragjedia në greqi gerasimos-iason georgiadis

Lini një Përgjigje