TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2023, 09:00

Përplasja tragjike e trenave, njoftohen protesta në disa qytete kryesore në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja tragjike e trenave, njoftohen protesta në disa qytete

Pas aksidentit tragjik të dy trenave në Tempes, sot priten të organizohen protesta të reja në disa zona në Greqi

Konkretisht, protestat do të zhvillohen në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera. Në tubimin qendror, i cili do të mbahet në orën 11:00, në Sintagmë, janë ftuar edhe sindikatat e hekurudhave.

Në mobilizim marrin pjesë edhe punëtorët e metrosë me një grevë të paralajmëruar për sot.

Trenat do të lëvizin vetëm nga ora 9 e mëngjesit deri në 16:00 për të transportuar protestuesit.

Në orën 11:30 do të mbahet miting edhe në Selanik. Duhet theksuar se tubime të ngjashme janë thirrur edhe në qytete të tjera.

aksidenti tragjik greqi

Lini një Përgjigje