TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2023, 08:30

Zgjedhjet lokale në Malin e Zi, shqiptarët e Tuzit zgjedhin sot kryetarin e komunës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale në Malin e Zi, shqiptarët e Tuzit zgjedhin sot

Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare.Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë. 

Ditën e sotme në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Qytetarët do të zgjedhin mes katër koalicioneve dhe tre listave të pavarura.

Procesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, 12.387 persona kanë të drejtën e votimit.

 Qytetarët zgjedhin mes katër koalicioneve dhe tri listave të pavarura.

Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar”.

Në krahun tjetër është koalicioni nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviç, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Që prej vitit 2018, kjo është hera e dytë që mbahen zgjedhjet lokale që nga ndarja e kësaj komune nga komuna e Podgoricës. Gjatë ditës së sotme do të jenë të hapura 30 vendvotime.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve,Edmond Ujkaj, tha se të 30 vendvotimet janë hapur  në orën 7 të mëngjesit.

Ai tha për RTCG se një parregullsi është regjistruar kur një votues ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi.

Ndërkohë ju rikujtojmë se  para dy ditësh një person është arrestuar në Tuz  me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se qëlluar me pushkë gjuetie.

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviç ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë. 

zgjedhjet lokale malit të zi shqiptarët në tuz

Lini një Përgjigje