
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, është shfaqur në Ukrainë. Ai ka vizituar ushtarët që janë në vijën e frontit.
Ministria ruse njoftoi përmes një deklarate në aplikacionin Telegram se zoti Shoigu inspektoi komandën e një prej formacioneve të Qarkut Ushtarak Lindor në Donetskun Jugor.
Zoti Shoigu është kritikuar për arritjet e dobëta të Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës. Në një video, ministri i mbrojtjes shihet duke shpërndarë medalje për forcat ushtarake ruse.
Lini një Përgjigje