
Qentë që ndihmuan në shpëtimin e mijëra jetëve nga tërmeti në Turqi, janë dërguar në shtëpi në klasin e parë të një avioni.
“Turkish Airlines” rezervoi klasin e parë për të gjithë qentë që për ditë të tëra asistuan në shpëtimin e jetëve. Qentë e shpëtimit nga dhjetra shtete ishin pjesë e stafeve të shpëtimit, si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Gjermania, Libia, Kina dhe Tajlanda.
Një zëdhënës i “Turkish Airlines” tha për “MailOnline”: “Teksa kemi përjetuar një periudhë të jashtëzakonshme gjatë operacioneve të evakuimit për shkak të tërmeteve të përqendruara në rajonet tona lindore, ne po transportojmë heronjtë tanë, ekipet e shpëtimit së bashku me qentë e tyre. Ulja në klasin e biznesit ishte më e pakta që mund të bënim për të treguar vlerësimin tonë për përpjekjet e sinqerta dhe heroike të këtyre qenve".


Lini një Përgjigje