TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2023, 17:35

Putini dhe e dashura e tij jetë luksi në mes të luftës, zbulohet resorti luksoz që shfrytëzohet edhe nga fëmijët e fshehtë të çiftit

Shkruar nga Pamfleti

Putini dhe e dashura e tij jetë luksi në mes të luftës,

Vladimir Putin dhe e dashura e tij bëjnë një jetë të fshehtë luksi në një pallat pyjor...

Vladimir Putin po i rrit në luks fëmijët e tij të fshehtë, ndërkohë që lufta brutale në Ukrainë po vazhdon.

Luftënxitësi thuhet se ka disa fëmijë me të dashurën e tij të supozuar Alina Kabaeva, një ish-gjimnaste olimpike, e cila është 30 vjet më e re se ai.

Sipas zbulimeve, dyshja po shijon një jetë të fshehtë në pallatin pyjor pranë liqenit Valdayskoye, i cili është në gjysmë të rrugës midis Moskës dhe Shën Petersburgut.

Putini urdhëroi zhvillimin e ndërtimeve në pronën 13,000 metra katrorë në mënyrë që ajo të ishte e përshtatshme për një "rezidencë mbretërore", pas ardhjes në pushtet në fund të mijëvjeçarit dhe ai donte që ajo të stilohej si” Shën Petersburg". Që do të thotë luksoze njësoj si pallatete e carëve rusë.

Kompleksi krenohet me një "kompleks të madh spa, një pishinë 25 metra, një hamam, një sauna, një dhomë balte, banja masazhi, zona kozmetike dhe stomatologjike".

Putini dhe e dashura e tij jetë luksi në mes të luftës,

Një imazh tregon mobilje të zbukuruara, ndërsa një tjetër tregon karriget e praruara rreth një tavoline xhami dhe një llambadar sferik, me gjethe të arta, të varura nga tavani.

Është e paqartë se sa fëmijë kanë çifti, por sipas gazetës investigative ruse “Proekt”, ata janë të gjithë nën moshën 18 vjeç.

Luftënxitësi beson se zbulimi i jetës së tyre luksoze erdhi nga miqtë e Alinës, të cilët, sipas Presidentit, "flasin në çdo cep për gjithçka që dinë dhe nuk dinë".

“Putin tha se kishte 100 për qind informacion se rrjedhja vinte nga rrethi i miqve të Kabaevas”, pretendoi kanali i “General SVR Telegram”.

Një burim i paidentifikuar i tha Proekt se pallati luksoz është rezidenca kryesore e fëmijëve. /Mirror

Putini dhe e dashura e tij jetë luksi në mes të luftës,

putin kabaeva cifti

Lini një Përgjigje