TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2023, 12:25

Tragjedia në Greqi, avokati i njërës prej viktimave: Punonjësi ishte në lokal kur dha urdhrin!

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Greqi, avokati i njërës prej viktimave:

Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës do të dërgohet sot në gjykatë për masë sigurie me akuza të krimit të rëndë me dashje. Policia e Larisës ka sekuestruar materiale në zyrën e Samaras të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi minutat para aksidentit dhe për të gjetur arsyen pse ky i fundit futi në të njëjtat binarë dy trenat. Kjo tragjedi la të vdekur 57 persona, 56 të zhdukur dhe 48 të plagosur dhe zhyti vendin në zi.

Dyshimet e deritanishme janë se Samaras nuk ka qenë në zyrë në momentin që urdhëroi lëvizjen e shinave në drejtimin diagonal. Mungesa e tij në sallën operative që të cilin ishte funksional sistemi i vjetër i monitorimit të lëvizjes, i cili tregonte me llambë ndaluese se në linjën zbritëse ndodheshin dy trena në drejtim të kundërt, çka mund ta shmangte tragjedinë.

Më herët avokatët e njërës prej viktimave thanë se Samaras ndodhej në një lokal aty pranë dhe urdhrin për kalimin e shinave e dha nëpërmjet radios portabële VHF që mbante në dorë, dhe jo nëpërmjet radios VHF që ishte e instaluar në tryezën që ishte instaluar sistemi i monitorimit  me drita të stacionit të Larisës.

tragjedia në greqi

Lini një Përgjigje