Teksa luftimet intensive vazhdojnë, është shtuar presioni tek Forcat e mbrojtjes ukrainase në qytetin lindor të Bakhmut. Kështu ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Në përditësimin e fundit të inteligjencës, ministria shpjegoi se ushtria ruse dhe luftëtarët mercenarë nga grupi Wagner kanë bërë përparime të mëtejshme në periferitë veriore të qytetit.
“Bakhmut është tani një qytet nën zotërimin e ukrainasve”, shtoi Inteligjenca, duke thënë se zona është e prekshme ndaj sulmeve nga tre anët.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se Ukraina po përforcon zonën me njësi elitare, ajo gjithashtu vuri në dukje se rrugët e furnizimit të mbajtur nga Kievi nga Bakhmut po kufizohen gjithnjë e më tepër.
Lini një Përgjigje