TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2023, 21:55

“Kam 35 arkivole mbi shpinë...”/ Pakujdesia e tij shkaktoi  aksidentin tragjik në Greqi, zbulohen fjalët e para të përgjegjësit në stacion

Shkruar nga Pamfleti

“Kam 35 arkivole mbi shpinë...”/ Pakujdesia e tij shkaktoi

Personi, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik është në gjendje të rëndë psikologjike.

Stacionisti 59-vjeçar u ka bërtitur atyre që e kanë parë: “Kam 35 arkivole mbi shpinë...” . Ndërkohë ai ka planifikuar që të dielën në orën 11.00 të flasë publikisht dhe të kërkojë falje për jetët e humbura.

Shefi i stacionit përballet me akuza të rënda për shkelje të sigurisë së transportit si dhe për vrasje nga pakujdesia.

Sipas asaj që tha avokati i drejtorit të stacionit, Stefanos Pantzartzidis, klienti i tij "merr pjesën e tij të përgjegjësisë" duke lënë të hapur mundësinë që përgjegjësitë të kalojnë edhe te persona të tjerë.

Policia e Larisës ka sekuestruar materiale në zyrën e stacionistëve, të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi minutat para aksidentit dhe për të gjetur arsyen pse ky i fundit futi në të njëjtat binarë dy trenat. Kjo tragjedi la të vdekur 57 persona, 56 të zhdukur dhe 48 të plagosur dhe zhyti vendin në zi.

aksident tren greqi

Lini një Përgjigje