
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku si pasojë e përplasjes së dy trenave ku humbën jetën 57 persona.
Ai tha se ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë.
“Në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”.
Ai tha gjithashtu se nuk është justifikim fakti që sistemi i kontrollit digjital do të jetë tërësisht funksional në muajt në vijim, duke shprehur keqardhjen që nuk u rezlizua përpara se të ndodhte tragjedia.
Greqia është kapluar nga dhimbja dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre edhe 4 shqiptarë.
Ndërkohë sot stacionisti i Larisës do të kërkojë falje për tragjedinë në Tempi.
Shefi i stacionit përballet me akuzën e rëndë të prishjes së sigurisë së transportit, vepër kjo që ndiqet penalisht dhe parashikon dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.
Lini një Përgjigje