
Hetuesit po vazhdojnë kërkimin për viktimat zjarrit në barin Le Constellation në vendpushimin zviceran të skive Crans-Montana, që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha, në një prej zonave më turistike jo vetëm në Zvicër.
Numri i viktimave është rritur në 47, ndërsa 115 të tjerë, ndodhen në spitale duke marrë ndihmë mjekësore, disa në gjendje të rëndë, si pasojë e djegieve të mëdha që janë pësuar nga zjarri që përfshiu lokalin e njohur.
Një mjek në një spital lokal thotë se pacientët, disa prej të cilëve vetëm 15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë ose edhe javë për të identifikuar viktimat.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por okularët kanë përshkruar shpejtësinë me të cilën u përhap dhe kaosin që pasoi.
Presidenti zviceran, Guy Parmelin, e quajti ngjarjen “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.
Talenti italian i golfit dyshohet të jetë mes viktimave
Disa media kanë raportuar se mes viktimave është edhe talenti Italian I golfit, Emanuele Galeppini, 16 vjecc. Mediat I referohen një deklarate nga Federata Italiane e Golfit, por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme italiane i tha BBC-së se nuk e konfirmon këtë.
Në një homazh, Federata Italiane e Golfit e quan Emanuelen një "atlet të ri që mbarti me vete pasion dhe vlera autentike". Por deklarata nuk përmend zjarrin në Zvicër.
Mediat lokale italiane kishin raportuar më parë se babai i Emanueles kishte thënë se djali i tij ishte në bar natën e zjarrit dhe se familja kishte pasur kontakt të fundit me të në mesnatë.
Identifikimi i viktimave mund të zgjasë me javë
Ende nuk dihen identitetet apo kombësitë e viktimave, ndërsa zyrtarët lokalë paralajmërojnë se procesi i identifikimit mund të zgjasë me ditë ose edhe javë. Por midis të zhdukurve janë disa qytetarë francezë dhe italianë .
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar thotë se “mendimet tona janë me të gjithë të plagosurit dhe të vrarët në tragjedinë e tmerrshme në Crans-Montana dhe u shprehim respekt shërbimeve zvicerane të emergjencës që po udhëheqin reagimin.”
"Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe stafi ynë konsullor është i gatshëm të mbështesë çdo shtetas britanik që mund të preket", thuhet në reagim.
Çfarë dimë mbi tragjedinë?
Më shumë se 24 orë pasi një zjarr shkatërrues shpërtheu në një festë të Vitit të Ri në resortin zviceran të skive Crans-Montana, ato që dimë janë:
Rreth 47 persona kanë vdekur dhe 115 janë plagosur, disa prej tyre rëndë. Një mjek zviceran thotë se pacientët janë "shumë të rinj", midis 15 dhe 25 vjeç.
Zjarri mendohet të ketë filluar rreth orës 01:30 sipas orës lokale më 1 janar në një bar të quajtur Le Constellation.
Dëshmitarët kanë sugjeruar se flakët u përhapën me shpejtësi dhe zjarri mund të jetë shkaktuar nga kamarieret që mbanin shishe shampanje me "fishekzjarre" ose "qirinj" sipër.
Dëshmitarët okularë kanë përshkruar gjithashtu skena kaosi ndërsa njerëzit përpiqeshin të shpëtonin, duke thyer edhe dritare.
Presidenti zviceran, Guy Parmelin, e quajti ngjarjen “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.
Një hetim është duke vazhduar. Policia, zjarrfikësit dhe personeli mjeko-ligjor janë fotografuar në vendngjarje këtë mëngjes.
Çfarë nuk dimë
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Zyrtarët kanë refuzuar të komentojnë mbi spekulimet se qirinj ose fishekzjarrë mund të kenë shkaktuar zjarrin.
Identiteti i viktimave. Zyrtarët kanë paralajmëruar se procesi i identifikimit mund të zgjasë me ditë ose edhe javë . Por disa qytetarë francezë dhe italianë janë midis të zhdukurve.
Ende nuk e dimë nëse standardet e sigurisë janë në dyshim. Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud ka thënë: "Nuk e di sa e ngushtë është një shkallë apo jo; hetimi do të përcaktojë nëse standardet e sigurisë janë respektuar apo jo... Do të mbulojë edhe daljet e emergjencës".
Lini një Përgjigje