TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 09:00

Tragjedia me 50 viktima në Maqedoninë e Veriut, shkak fishekzjarret; arrestohen organizatorët e koncertit

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia me 50 viktima në Maqedoninë e Veriut, shkak fishekzjarret;
Tragjedia me 50 viktima në Maqedoninë e Veriut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet se kanë vdekur të patën 50 persona dhe mbi 100 të rinj janë lënduar.

Një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Sipas Alsat, ministria e Brendshme ka ndaluar të gjithë personat që në çfarëdo mënyre kanë lidhje me organizimin e ngjarjes në diskotekën private në Koçan.

Ngjarja fatale ka ndodhur mbrëmë në orën 3 të mëngjesit, kur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike ka rënë zjarr në diskotekën Pulse.

Rreth 1,500 persona u tha se kishin marrë pjesë në koncert.

 

tragjedia me 50 viktima në maqedoninë e veriut

Lini një Përgjigje