
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Pulse” dhe si pasojë e flakëve rreth 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas.
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi në orën 12:30 të paradites, se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa numri i të lënduarve është rritur në 155.
Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.
Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
A fire breaking out at 3 AM in Club Pulse, Kocani, killing at least 53 people and injuring over 100, is a devastating event. The rapid spread of flames to the ceiling and roof, combined with a stampede as people tried to flee, paints a grim picture—burns and suffocation claiming… pic.twitter.com/lfjfNJp9fd
— LOOP5667 (@LOOP5667) March 16, 2025
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.
Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.
“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.
Për tragjedinë reagoi edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, teksa theksoi se shumica e viktimave ishin të rinj.
“Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme, dhe dhimbja e familjeve, njerëzve të dashur dhe miqve është e pamatshme. Në këto momente trishtimi të thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të të ndjerit forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.
Kryeministri Mickoski u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura.
North Macedonia: At least 50 people died in a fire in a disco in Kočani
— Календар News (@KalendarNews) March 16, 2025
Video: https://t.co/NfIJloWjBO pic.twitter.com/LwCR0I4w6i
Lini një Përgjigje