
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është helmuar mbrëmjen e djeshme në një apartament në Vigodarzere, në provincën e Padovës, Itali, si pasojë e helmimit me monoksid karboni.
Sipas mediave vendase, zjarrfikësit kanë hyrë me forcë në banesë pas sinjalizimeve dhe kanë konstatuar praninë e gazit toksik në ambient. Brenda apartamentit ndodheshin dy burra; njëri prej tyre u gjet pa shenja jete, ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital me simptoma helmimi.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar burimin e përhapjes së monoksidit të karbonit, ndërsa dyshohet për një problem me sistemin e ngrohjes ose një pajisje me djegie të brendshme.
Ngjarja vjen pak javë pas një tragjedie të rëndë që preku një familje shqiptare në Itali. Si pasojë e një defekti në kaldajë dhe rrjedhjes së monoksidit të karbonit, humbën jetën katër anëtarë të familjes: Arti Kola, Jonida Kola dhe dy fëmijët e tyre, Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe. Rasti i ri ka rikthyer shqetësimin për rrezikun që paraqet ky gaz i padukshëm dhe shpesh fatal në ambiente të mbyllura.
Lini një Përgjigje