TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shkurt 2026, 08:04

Moska i përgjigjet Witkoff: Takimi i liderëve, jo pa përfunduar bisedimet!

Shkruar nga Pamfleti
Moska i përgjigjet Witkoff: Takimi i liderëve, jo pa përfunduar
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se një samit mes udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara duhet të zhvillohet vetëm në fazën përfundimtare të negociatave të paqes, me qëllim finalizimin e marrëveshjeve. 

Ai e cilësoi çështjen territoriale si “komplekse” dhe theksoi se çdo takim në nivel liderësh duhet të paraprihet nga një proces i detajuar pune në nivel ekspertësh.

Peskov shtoi se oferta e presidentit rus Vladimir Putin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë mbetet e hapur, ndonëse kjo është refuzuar më herët nga Kievi.

Qëndrimi i Kremlinit duket se bie ndesh me deklaratat e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili ka shprehur pritshmërinë se Zelensky dhe Putin mund të takohen menjëherë pas raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes, që Uashingtoni synon t’i organizojë brenda tre javësh.

Në një intervistë për “Fox News”, Witkoff tha se edhe presidenti amerikan Donald Trump mund të marrë pjesë në një samit të mundshëm Ukrainë-Rusi, por vetëm nëse ai vlerëson se mund të arrihet një rezultat i favorshëm.

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mjere popujt e botes qe keta plehrat e njerezimit gtallin bythe me ta.

    Lini një Përgjigje