TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2023, 18:11

Tjetër vdekje misterioze në Moskë, vajza e aleatit të Putinit gjendet e pajetë brenda banesës luksoze

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër vdekje misterioze në Moskë, vajza e aleatit të

Vajza e një tjetër aleati të Vladimir Putin raportohet të jetë gjetur e vdekur në rrethana misterioze, në një lagje të kryeqytetit rus.

44-vjeçarja Natalia Bochkareva vdiq pasi u raportua se nuk ndihej mirë një ditë më parë në banesën e saj në lagjen Presnensky të Moskës.

Ajo u gjet në banesën nga një korrier, i cili thirri policinë për të raportuar se ajo nuk po i përgjigjej, teksa ai i kishte trokitur disa herë në derë.

Oficerët shkuan në pronën në distriktin e pasur të Presnensky më 11 korrik, hapën me forcë derën e përparme dhe brenda gjetën trupin e pajetë të saj.

Tjetër vdekje misterioze në Moskë, vajza e aleatit të

Sipas të dhënave paraprake nuk ka pasur shenja të vdekjes së dhunshme, por dyshohet se Natalia vuante nga problemet në zemër.

Natalia është vajza e ish-guvernatorit rajonal, të ndjerit Vasily Bochkarev. Ai drejtoi rajonin e Penzës nga 1998 deri në 2015.

Një vit pas largimit nga detyra, 67-vjeçari, i cili i përkiste partisë “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putinit, ndërroi jetë nga kanceri në mushkëri.

Pas vdekjes së të atit, Natalia mori në menaxhim bizneset familjare, që janë aktivitete në përpunimin e lëndës drusore.

Lini një Përgjigje