TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2023, 16:18

Luftëtarët e Wagner marrin “drejtimin” e ushtrisë bjelloruse, grupi mercenar nis trajnimin e trupave të Lukashenkos

Shkruar nga Pamfleti

Luftëtarët e Wagner marrin “drejtimin” e ushtrisë

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se luftëtarët e grupit privat Wagner kanë nisur një fushatë trajnimi me forcat e mbrojtjes territoriale në Bjellorusi.

Sipas ministrisë bjelloruse eksperienca e Wagnerit po përdoret për të trajnuar një njësi trupash në qytetin Osipovichi.

Qyteti është shtëpia e një kampi të zbrazët që mercenarët rebelë rusë nuk e kanë përdorur ende dhe ndoshta edhe një objekt magazinimi për armët taktike bërthamore që Rusia thotë se ka vendosur në Bjellorusi.

"Rekrutët zotërojnë aftësitë e lëvizjes në fushën e betejës dhe të shtënave taktike, duke fituar njohuri në trajnimin inxhinierik dhe mjekësinë taktike. Luftëtarët e Wagner PMC vepruan si instruktorë në një sërë disiplinash ushtarake", tha ministria në Telegram.

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, u internua në Bjellorusi pas rebelimit të tij të armatosur të ndërprerë muajin e kaluar. Megjithatë, është e paqartë nëse ai është në Bjellorusi apo në Rusi. Sot u publikua një foto e tij në një tendë e cila pretendohej se ndohej në Bjellorusi, por informacion nuk është mundur të verifikohet.

lukashenko prigozhin

Lini një Përgjigje