TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2023, 14:54

Shërbimi Sekret Amerikan zbulon informacionin: Para kokainës, në Shtëpinë e Bardhë u gjet marijuanë

Shkruar nga Pamfleti

Shërbimi Sekret Amerikan zbulon informacionin: Para kokainës, në

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret ka konfirmuar se në Shtëpinë e Bardhë është gjetur dy herë marijuanë, disa muaj para se të gjenin kokainë në Shtëpinë e Bardhë.

“Sipas Departamentit të Shërbimit Sekret, sasi të vogla marijuane u gjetën në dy raste në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022 qershor dhe shtator në një pikë kontrolli. Askush nuk u arrestua në këto incidente sepse shuma e sekuestruar ishte aq e vogël sa nuk plotësonte pragun ligjor për akuzat për kundërvajtje federale ose penale në Uashington” tha zëdhënësi në kushte anonimiteti.

Zyrtarët e shërbimit të sigurisë gjithashtu i kishin raportuar dy incidentet anëtarëve të Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një konference me dyer të mbyllura.

Ndërkohë pak javë më parë kokaina u gjet në Shtëpinë e Bardhë, në një zonë pune në Ëest ëing duke nxitur evakuimin e rezidencës presidenciale.

Në pyetjen vendimtare se si u gjet kokaina në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret pranon se, pavarësisht një hetimi të plotë, ata nuk kanë arritur në një përfundim.

Qindra njerëz kishin akses në vendin ku u gjet substanca, por ADN-ja që ata morën nuk ishte e mjaftueshme për hetimin, thanë ata.

Një burim i cili kishte dijeni për këtë çështje tha për mediat e huaja se hipoteza kryesore e hetuesve është se kokaina është lënë aty nga një vizitor.

Më herët u pretendua se kokaina i përkiste djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter.

Megjithatë, kur u gjet kokaina, Biden dhe djali i tij nuk ishin të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana e tij, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur besimin se inteligjenca amerikane e di se kush e la kokainën në Shtëpinë e Bardhë në korrik.

shtepia e bardhe sherbimi sekret amerikan kokaine marijuane

Lini një Përgjigje