
Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka qenë duke kryefjalë pas rebelimit kundër Putin. Pasi i dha fund kryengritjes së tij të jetëshkurtër të armatosur dhe u internua në Bjellorusi, ai nuk është parë më që atëherë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja nuk është e sigurt se ku ndodhet ai dhe ka ironizuar duke thënë se mund të helmohet.
“Nëse unë do të isha ai, do të isha i kujdesshëm se çfarë haja. Do ta mbaja syrin në menunë time. Por duke lënë shakatë mënjanë, kush e di? Unë nuk e di. Unë mendoj se askush nga ne nuk e di me siguri se cila është e ardhmja e Prigozhin në Rusi", tha presidenti amerikan.
Lini një Përgjigje