
Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një konference për mediat tha se furnizimet e reja të armëve perëndimore në Ukrainë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën e luftës.
“Sa i përket ndryshimeve të mundshme në fushën e betejës, furnizimet e reja me armë nuk do të çojnë në asgjë, por vetëm do ta përkeqësojnë situatën; ajo do të përkeqësohet për Ukrainën”, tha Putin.
Putin theksoi gjithashtu se Ukraina duhet të punojë për të garantuar sigurinë e saj, por jo duke krijuar kërcënime ndaj Rusisë.
"Çdo vend ka të drejtë të garantojë sigurinë e tij dhe natyrisht, ka të drejtë të zgjedhë rrugën për të arritur atë qëllim që e konsideron më të mirën. Prandaj, ne vijmë nga mirëkuptimi se ky parim, i cili është shpallur vazhdimisht në dokumente të ndryshme ndërkombëtare, do të merret parasysh”, tha presidenti.
Putin tha gjithashtu se Turqia kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit, por sipas tij Ukraina vendosi ta hedh në kosh. Sipas presidentit, projektmarrëveshja midis Moskës dhe Kievit, e cila u hartua në Stamboll, parashikonte garanci të detajuara të sigurisë së Ukrainës.
“Draft-marrëveshja midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila u përgatit në Stamboll dhe më pas u hodh në koshin e plehrave nga regjimi ukrainas, parashtronte në detaje çështjet e garantimit të sigurisë së Ukrainës. Ne ende duhet të mendojmë nëse jemi dakord me gjithçka që është paraqitur atje, por në përgjithësi, unë besoj se ky dokument ishte i pranueshëm”, tha presidenti.
Lini një Përgjigje