TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2023, 12:13

Dyshime për veprime anti-ruse, Moska mbyll konsullatën e Polonisë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshime për veprime anti-ruse, Moska mbyll konsullatën e Polonisë

Qeveria ruse vendosi të mbyllë konsullatën polake në qytetin e Smolensk si rezultat i veprimeve "anti-ruse" të Varshavës, raportojnë mediat e huaja. 

Moska akuzoi Poloninë për veprime jomiqësore që përfshijnë hapa për të konfiskuar ilegalisht pronën diplomatike ruse në territorin polak dhe theskoi se vendimi për mbylljen e konsullatës së saj në Smolensk erdhi si një masë hakmarrëse për rikthimin e barazisë së zyrave konsullore të Rusisë në Poloni dhe Polonia në Rusi.

“Veprimet jomiqësore të qeverisë së Polonisë që janë natyra anti-ruse, kanë çuar në hapa drejt kapjes së paligjshme të pronave diplomatike ruse në territorin polak”, tha qeveria në një deklaratë.

Në prill, Polonia konfiskoi shkollën e ambasadës ruse në Varshavë, të cilën Rusia e përshkroi si një veprim "të paligjshëm" që shkeli Konventën e Vjenës. 

Lini një Përgjigje