TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2024, 11:11

Thirrjet për dorëheqje, Biden ndihet i tradhtuar nga Obama dhe demokratët

Shkruar nga Pamfleti
Thirrjet për dorëheqje, Biden ndihet i tradhtuar nga Obama dhe
Presidenti Joe Biden

Presidenti Joe Biden është shprehur i zemëruar ndaj ish-presidentit Barack Obama dhe disa demokratëve të tjerë, duke e cilësuar heshtjen e tyre mbi kandidaturën e tij për zgjedhjet e nëntorit si një formë tradhtie.

Biden, i cili po shërohet nga COVID-19 në Delaware, ka folur për mediat amerikane, duke thënë se ndjehet i tradhtuar për shkak të mungesës së mbështetjes nga Obama dhe figura të tjera të Partisë Demokratike si Bill dhe Hillary Clinton, Nancy Pelosi, dhe Adam Schiff.

Pavarësisht këtyre ndjenjave, Biden ka konfirmuar se do të vazhdojë të kandidojë për president në zgjedhjet e nëntorit edhe pse është pretenduar nga analistët politikë se dorëheqja do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Këtë ka lënë të kuptohet Presidenti amerikan, i cili ka reaguar nga karantina duke akuzuar Donald Trump se ofron një “vizion të errët” për Amerikën.

Biden thotë se mezi pret të kthehet në fushatën elektorale javën e ardhshme dhe të fitojë zgjedhjet në nëntor.

“Ka shumë në lojë dhe zgjedhja është e qartë. Së bashku do të fitojmë. Vizioni i errët i Donald Trump për të ardhmen nuk përfaqëson kush jemi ne si amerikanë. Sot si parti dhe si shtet mundemi dhe do ta mposhtim në votime. Mezi pres të kthehem në garë javën e ardhshme për të vazhduar ekspozimin e kërcënimit të paraqitur nga axhenda e Donald Trump për vitin 2025...”, tha Biden në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga ekipi i tij i fushatës pas përfundimit të Konventës Kombëtare Republikane.

biden obama pelosi

Lini një Përgjigje