Ditën e djeshme në Konventën e Republikanëve, ish-presidenti e nisi fjalimin me tone të pazakonta pajtuese, duke thënë se synonte të ishte president i të gjithë Amerikës dhe jo vetëm gjysmën e saj.Por shpejt ju rikthye retorikës së vjetër, duke sulmuar ashpër administratën Biden që siç tha, po shkatërronte vendin.
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, tha në një postim në Truth Social se kishte një "telefonatë të shkëlqyer" me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.
Trump ka thënë se do t'i japë fund luftës në Ukrainë para se të marrë detyrën në janar nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.
"Si presidenti i ardhshëm do të sjell paqe në botë dhe do t'i jap fund luftës që ka kushtuar shumë jetë njerëzore dhe shkatërroi shumë familje të pafajshme.Ai më përgëzoi për konventën e republikanëve dhe që mora nominimin për tu bërë kandidati Republikan. Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të së shtunës së kaluar. Unë e vlerësoj që më keni kontaktuar, sepse, si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, unë do të sjell paqe në botë. Të dyja palët do të bashkohen dhe do të negociojnë një marrëveshje që do t'i japë fund dhunës dhe do të hapë rrugën për prosperitet."- shkruan Trump në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme në Konventën e Republikanëve, ish-presidenti e nisi fjalimin me tone të pazakonta pajtuese, duke thënë se synonte të ishte president i të gjithë Amerikës dhe jo vetëm gjysmën e saj.
Por shpejt ju rikthye retorikës së vjetër, duke sulmuar ashpër administratën Biden që siç tha, po shkatërronte vendin. Ai theksoi pa paraqitur prova se akuzat kriminale ndaj tij ishin pjesë e një komploti demokrat, parashikoi se rivali demokrat do të nxiste Luftën e Tretë Botërore dhe denoncoi atë që e quajti pushtim të emigrantëve përtej kufirit jugor.
“Është turpshme ajo që ka bërë kjo administratë, dëmi që na ka shkaktuar. Ashtu siç e them shpesh, nëse merr 10 presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara, ata së bashku nuk kanë shkaktuar aq shumë dëm sa Joe Biden”.
Në fjalimin më të gjatë në historinë e konventës, Trump ripërsëriti pretendimet e rreme se demokratët kishin vjedhur zgjedhjet e vitit 2020 dhe u bëri thirrje atyre të heqin dorë nga gjuetia e shtrigave, siç u shpreh. Duke sugjeruar se do t’i jepte fund luftërave, ai përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, teksa u zotua të anulojë disa prej politikave të Biden.
E gjithë familja e Trump, përfshirë bashkëshortja Melania, ishin të pranishëm në ditën e fundit të konventës republikane.
Lini një Përgjigje