
Ambasadori i Rusisë në Teheran, Alexey Dedov, ka hedhur poshtë zërat se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në Rusi për trajtim. Ai thkeson se lideri i ri ndodhet në Iran dhe po shmang vëmendjen publike.
Në një deklaratë për mediat, Dedov u shpreh se “siç e ka deklaruar vazhdimisht udhëheqja iraniane, udhëheqësi i ri është në Iran, por për arsye të dukshme, ai po përmbahet nga shfaqja në publik”.
Mojtaba Khamenei, djali i ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei, mori drejtimin e vendit pas vdekjes së të atit në një sulm ajror më 28 shkurt. Që prej emërimit në krye të Iranit në fillim të këtij muaji, ai nuk është shfaqur publikisht dhe as nuk është dëgjuar zëri i tij, ndërsa mesazhet e tij janë transmetuar vetëm në formë të shkruar nga mediat shtetërore.
Mungesa e tij në publik ka shtuar spekulimet mbi gjendjen shëndetësore, vendndodhjen dhe rolin real që ai ushtron në drejtimin e vendit dhe forcave të armatosura.
Lini një Përgjigje