TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2026, 16:46

Thellohet kriza në qeverinë britanike, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë: Kam humbur besimin te Starmer

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet kriza në qeverinë britanike, jep dorëheqjen ministri i
Wes Streeting

Kriza politike në qeverinë britanike është thelluar ndjeshëm pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Wes Streeting, i cili deklaroi publikisht se ka humbur besimin te kryeministri Keir Starmer.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar Starmer, Streeting shkruan se, pavarësisht rezultateve pozitive në drejtimin e sistemit shëndetësor britanik, nuk mund të qëndrojë më në qeveri.

Kam humbur besimin në lidershipin tuaj dhe kam arritur në përfundimin se do të ishte e pandershme dhe pa parime të vazhdoja në detyrë”, deklaron ai.

Dorëheqja konsiderohet një goditje e rëndë për Starmer, pasi Streeting shihej si një nga figurat më të fuqishme të kabinetit dhe një emër me ndikim të madh brenda Partisë Laburiste.

Në sulmin e tij politik, ish-ministri paralajmëron se Starmer nuk do ta drejtojë partinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kërkon hapjen e një gare të re për lidershipin.

Tashmë është e qartë se ju nuk do ta udhëhiqni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Streeting, duke shtuar se deputetët dhe sindikatat kërkojnë “një betejë idesh dhe jo përplasjesh personale”.

Ai fajëson drejtimin e Starmer për rënien e popullaritetit të qeverisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale të javës së kaluar dhe paralajmëron rritjen e ndikimit të partisë populiste “Reform UK”.

Kur nevojitet vizion, kemi vakum. Kur nevojitet drejtim, kemi paqartësi”, shkruan ai, duke kritikuar edhe mënyrën se si Starmer ka trajtuar zërat kritikë brenda partisë.

Sipas mediave britanike, Streeting pritet të sfidojë vetë Starmerin për drejtimin e Partisë Laburiste, megjithëse në letrën e dorëheqjes ai nuk e shpall zyrtarisht kandidaturën.

Dorëheqja e tij rrit presionin mbi kryeministrin britanik në një moment kur qeveria po përballet me pakënaqësi të brendshme dhe rënie të mbështetjes publike.

wes streeting britania

Lini një Përgjigje