TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2025, 18:36

Tentohet të futet drogë në burgun grek, hidhen pako me kokainë në oborr; gardianët kapin "mallin"

Shkruar nga Pamfleti

Tentohet të futet drogë në burgun grek, hidhen pako me

Nuk kanë fund përpjekjet për të futur drogë në burgun grek, Korydallos, aty ku vuajnë dënimin dhe disa shqiptarë të përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Sipas mediave greke, një person hodhi tre pako nga Rruga Nikiforidis drejt oborrit të burgut, në përpjekje për të “ushqyer” një të burgosur, që duket se ka qenë kërkesë e këtij të fundit.

Por “operacioni” nuk shkoi sipas planit. Një nga pakot nuk arriti të kalonte murin dhe ra në rrugë, duke zbuluar 63 gramë hashash.

Dy të tjerët u gjetën menjëherë nga autoritetet, në të parën u gjetën 68.9 gramë kokainë e ngurtë, ndërsa në të dytin fshihej 409 gramë hashash në formë çokollate.

Droga u sekuestrua nga Departamenti i Sigurisë së Korydallos, i cili ka ndërmarrë hetimet për të gjetur personin që i hodhi.

 

Lini një Përgjigje