
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po bashkëpunon me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për realizimin e planit me 21 pika, që synon përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.
“Po punojmë për këtë çështje”, tha Netanyahu nga New Yorku, një ditë para takimit të tij të planifikuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Plani ende nuk është finalizuar, por po bashkëpunojmë me ekipin e presidentit Trump në këtë moment”, shtoi ai.
Netanyahu tha se shpreson që plani të konkretizohet, duke theksuar objektivat kryesore: “Të lirojmë pengjet tanë, të heqim qeverisjen e Hamasit, ta çarmatosem atë, ta çmilitarizojmë Gazën dhe të krijojmë një të ardhme të re, për popullin e Gazës, për izraelitët dhe për të gjithë rajonin”.
Lini një Përgjigje