Në Izrael është tensionuar më tej, ku një tjetër protestë është zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu në veçanti.
Qindra protestues, pjesa më e madhe e të cilëve familjarë të pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, u grumbulluan përpara shtëpisë së kreut të qeverisë në Jeruzalem dhe disa prej tyre tentuan të hynin brenda saj.
Duke valëvitur flamujt izraelitë blu dhe të bardhë dhe duke brohoritur "Burg tani!", një turmë në qindra kaloi nëpër barrierat e policisë rreth rezidencës së Netanyahut në Jerusalem.
Policia reagoi menjëherë duke shpërndarë turmën dhe arrestuar disa nga pjesëmarrësit.
Protesta të ngjashme ka pasur dhe më herët në Izrael, pasi shumë qytetarë fajësojnë qeverinë për pasojat e sulmit të Hamasit në 7 tetor dhe për reagimin e saj të ngadaltë për lirimin e pengjeve.
Protesta, e cila përkoi me një sondazh që tregoi se më shumë se tre të katërtat e izraelitëve besojnë se Netanyahu duhet të japë dorëheqjen, nënvizoi zemërimin në rritje të publikut ndaj udhëheqësve të tyre politikë dhe të sigurisë.
Lini një Përgjigje