TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2023, 17:38

Franca kundër planeve të Izraelit, Macron kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Franca kundër planeve të Izraelit, Macron kërkon armëpushim

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sot në një konferencë në Paris se bota duhet të shtyjë për arritjen e një armëpushimi humanitar për të shpëtuar jetë në Gaza.

Macron refuzonte planet e Izraelit që kërkon të fusë njerëzit në “zona të sigurta” në jug të Gazës, duke thënë se vetëm armëpushimi do të kursejë jetë të pafajshme që po shuhen në bombardimet e konfliktit.

Ai po fliste në një konferencë humanitare të mbledhur me nxitim në Paris ku merrnin pjesë, politikanë, OJQ dhe agjenci humanitare të OKB.

Macron e përshkroi propozimin e zonave të sigurta në jug të Gaza si një “ide e keqe” që nuk garanton siguri, pasi mes palëve nuk ka marrëveshje politike.

Në konferencë u dha mbështetje për një korridor humanitar nga Qipro drejt Gazës jugore. Zyrtarët hodhën gjithashtu ide për lëshime ndihmash humanitare nga ajri apo spitale fushore brenda Gazës.

Izraeli raportohet se kishte refuzuar ftesën e Macron për në konferencën e Parisit, ndërsa kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh, ishte prezent. Ky i fundit ngriti pyetjen nëse vrasja e përditshme e fëmijëve ishte e mjaftueshme për të vepruar.

“Kjo nuk është luftë kundër Hamas, por kundër popullit palestinez”, tha ai duke nxitur komunitetin ndërkombëtar të refuzojë planet e Izraelit për të shtyrë në jug popullin e Gazës. Macron tha në fund të konferencës se do të flasë me zyrtarët izraelitë.

macron izraeli

Lini një Përgjigje