TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2025, 18:31

Tensione në Serbi, policia përplaset me studentët; shoqërohen disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në Serbi, policia përplaset me studentët;

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së sotme në Serbi, ku studentët dhe qytetarët në Novi Pazar janë përplasur me policinë. Ata kanë tentuar të pengojnë nisjen e një autobusi për në Beograd, me përkrahës të qeverisë. Mësohet se nga aksioni i policisë, disa persona janë lënduar lehtë. Më pas studentët u tërhoqën nga godina e policisë dhe protestën zhvendosën me një plan tjetër.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u zotua të rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin.

Me pankarta në duar, studentët brohorisnin: “A nuk ju vjen turp?”, “Turp të keni”!.

Tensione në Serbi, policia përplaset me studentët;

Ndërsa siç shihet nga pamjet, policët i tërhiqnin qytetarët nga duart dhe këmbët.

Tensione në Serbi, policia përplaset me studentët;

Ndërkohë, policia serbe i largoi tubuesit dhe mundësoi kalimin e autobusit. Mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin: “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiç.

Lini një Përgjigje