TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2025, 15:43

Donald Trump i nënshtrohet testit mendor dhe kontrollit mjekësor!

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump i nënshtrohet testit mendor dhe kontrollit mjekësor!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u është nënshtruar testeve mjekësore ditën e sotme.

Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit.

Ai u tha gazetarëve në avionin presidencial se “u përgjigja saktë në çdo pyetje” në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka “zemër të mirë” por ka edhe “shpirt shumë të mirë”.

“Mendoj se shkoi mirë”, tha Trump për ekzaminimin mjekësor, duke shtuar se i ishte nënshtruar “çdo testi që mund ta paramendoni”. Ai theksoi se raporti pritet të publikohet më 13 prill.

Presidentët amerikanë e kanë zakon të japin hollësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, megjithëse nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Trump është akuzuar vazhdimisht për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, por Shtëpia e Bardhë tha se mjeku presidencial Sean Barbabella do të japë një përmbledhje të ekzaminimit dhe se “natyrisht” kjo do të bëhet publike.

“Mund të konfirmoj se presidenti është në formë shumë të mirë, siç e shihni pothuajse çdo ditë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Lini një Përgjigje