Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Varshavë, presidenti nacionalist i Polonisë, Karol Nawrocki, akuzoi publikisht Ukrainën se nuk ka treguar mirënjohje për ndihmën e madhe që Polonia i ka ofruar që prej nisjes së agresionit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
Nawrocki deklaroi se “polakët ndjejnë se përpjekjet dhe ndihma jonë në shumë forma nuk janë vlerësuar siç duhet nga Kievi”, duke iu referuar pritjes së më shumë se një milion refugjatëve ukrainas dhe furnizimit të konsiderueshëm me armë dhe ndihmë humanitare. Ai shtoi se ky shqetësim u ngrit në një “bisedë të sinqertë, por miqësore” me Zelensky-n.
Presidenti ukrainas u përgjigj duke theksuar se Ukraina ka qenë dhe do të mbetet mirënjohëse ndaj Polonisë, duke theksuar se vendi i tij “po mbron Europën nga Rusia me një kosto të madhe njerëzore”. Zelensky gjithashtu paralajmëroi se Rusia synon të përçajë aleancën mes dy vendeve, por “nuk do t’i lejojnë ta arrijë këtë”.
Megjithatë, Nawrocki nuk sqaroi qartë se çfarë pret nga Ukraina, ndonëse e bëri të qartë se një çështje e rëndësishme për Varshavën mbetet masakra e rreth 100.000 polakëve në Volhynia (1943–1945), për të cilën Polonia kërkon që Kievi ta njohë si gjenocid dhe të bashkëpunojë më shumë për zhvarrosjen e viktimave. Sipas tij, autoritetet ukrainase po shmangin përgjegjësinë historike dhe po vonojnë proceset për nderimin e viktimave.
Nuk besoj se eshte koha ti kerkohet lllogari tani Ukraines per masakra te luftes dyte boterore,ndekohe qe vendet lindore ishin nen diktatin e Stalinit dhe Hitlerit. Siç po ben sot Putini.Populli Ukrainas e njeh shume mire sistemin totalitar Rus dhe nga pabesite e vuajtjet e vazhdueshme, po lufton heroikisht dhe sakrifikon veten,po lufton per mbrojtjen e Polonise dhe Europen.
Disa kombe kerkoj lumturi ne sketerre lufte te zgjidhin problemet e mosmarrveshjeve
Sepse ukrainasit ishin me nazizmin …. dhe duhet tua kujtosh ndonjehere, pastaj nuk po mbrojne europen, thesht u futi trut e gomarit Obama e Biden qe ta kruajne m Rusine, dhe me kete lufte te pasuronin nxitesit ( qeveritaret ukrainas) te dobesonin europen dhe rusine njeheresh…
Të gjithë derrat nje feçkë kane.
Ukraina ndihmoi qeverinë maqedonase që të shtypte kryengritjen shqiptare në vitet 2000 duke e furnizuar me helikopterë ....