TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2025, 21:12

Erdogan lëkund karrigen e Hakan Fidan, kreu i shërbimit sekret në horizont për diplomacinë turke

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan lëkund karrigen e Hakan Fidan, kreu i shërbimit sekret në
Ibrahim Kalin-Hakan Fidan

Ibrahim Kalin, një nga figurat më të afërta me presidentin turk dhe zëdhënës i dikurshëm i presidencës, shihet si një lojtar strategjik, me përvojë në siguri, ideologji dhe marrëdhënie ndërkombëtare

Valët e një rikonstruksioni të thellë në qeverinë turke po përforcohen, me zëra nga Ankaraja që flasin për një ndryshim të madh në krye të diplomacisë së vendit. Sipas raportimeve të fundit, presidenti Rexhep Taip Erdogan po shqyrton seriozisht zëvendësimin e ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan, me një emër po aq të fuqishëm, kreun aktual të Shërbimit Informativ Turk (MIT), Ibrahim Kalin.

Lajmi u hodh në qarkullim fillimisht nga e përditshmja Sözcü, përmes gazetarit të njohur Mustafa Balbay, i cili thekson se ky lëvizje është pjesë e përpjekjes së Erdogan-it për të zbutur presionet e brendshme, por edhe për të riformatuar profilin diplomatik të Ankarasë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Balbay, pozita e Fidan është tronditur veçanërisht pas deklaratave të tij për motorët amerikanë të avionëve luftarakë turq KAAN, si dhe për shkak të reagimeve të ftohta në mediat turke pas takimit Erdogan–Trump. Këto zhvillime kanë ndezur spekulime mbi një zhgënjim të brendshëm për menaxhimin diplomatik të disa dosjeve të ndjeshme.

Nga ana tjetër, Ibrahim Kalin, një nga figurat më të afërta me presidentin turk dhe zëdhënës i dikurshëm i presidencës, shihet si një lojtar strategjik, me përvojë në siguri, ideologji dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Kalimi i tij nga MIT në Ministrinë e Jashtme mund të sinjalizojë një qasje më e centralizuar dhe e kontrolluar në diplomaci, me qëllim përforcimin e pozicionit të Turqisë në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më të tensionuar.

Zyra e presidencës turke nuk ka komentuar zyrtarisht për këto zëra, por burime pranë AKP-së thonë se vendimi përfundimtar është vetëm çështje kohe, dhe do të jetë pjesë e një reshuffle më të gjerë të kabinetit në muajt në vijim.

Nëse kjo lëvizje konfirmohet, do të shënojë një nga ndryshimet më domethënëse në politikën e jashtme turke që nga rikthimi i Erdogan-it në pushtet në vitin 2023, duke vendosur në vijë të parë besnikët më të ngushtë të tij në pozicionet më kritike të shtetit.

turqi ibrahim kalin fidan

2 Komente

  1. A
    Arben

    Hakan Fidan u zbulua si nje personalitet dhe lojtar shume i mire ne fushen e diplomacise ne keto kohe te veshtira ne Europe. Biles kishte fjale shume te mira si zevendes i mundshem i sulltanit,kur ai vendoste te dilte ne pension vete. Çar po ndofh keshtu?

    1. H
      Hasoni

      Ik ore legen! Zevendes i sulltanit do te behet djali i tij. prandaj si fillim duhet qeruar ky Hakan Fidani qe eshte masha e Abdullah Gyl. Hajt shnet,

    Lini një Përgjigje