Irani hedh poshtë propozimin më të fundit amerikan për çështjen bërthamore dhe kalimin në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Uashingtoni pezullon përkohësisht operacionet detare për t’i lënë hapësirë diplomacisë.
Teherani duket se po orientohet drejt refuzimit të një sërë kushtesh të përfshira në propozimin e fundit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Tasnim, Irani ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare ndaj propozimit të fundit amerikan, duke i cilësuar disa nga dispozitat e tij si të papranueshme.
Teherani vlerëson se raportimet e mediave amerikane për një marrëveshje të afërt nuk i përgjigjen realitetit dhe i interpreton ato si një përpjekje të administratës së Donald Trump për të justifikuar tërheqjen e saj nga lëvizjet e fundit agresive në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas informacioneve të publikuara, pala amerikane synon të lidhë çështjen e lundrimit të lirë në Ngushticë me kufizime ndaj programit bërthamor iranian.
Nga ana e saj, udhëheqja iraniane mbështet qëndrimin se përdorimi i gjuhës kërcënuese nga SHBA-ja është i paefektshëm dhe paralajmëron se taktika të tilla mund ta përkeqësojnë më tej situatën për palën amerikane.
Teherani këmbëngul në strategjinë e vet, duke mbajtur të hapur kanalin e komunikimit përmes Pakistanit, por duke refuzuar të pranojë kushte që, sipas tij, cenojnë sovranitetin kombëtar.
Lini një Përgjigje