TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2026, 16:54

Teherani i dorëzoi SHBA-së propozimin e paqes, reagon presidenti Iranian: Angazhimi në bisedime nuk është kapitullim!

Shkruar nga Pamfleti
Teherani i dorëzoi SHBA-së propozimin e paqes, reagon presidenti
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian

Pas një pritje të gjatë, Irani i është përgjigjur propozimit të paqes të SHBA-së për arritjen e një marrëveshje paqeje mes palëve.

Menjëherë pas dorëzimit të përgjigjes, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ndau një deklaratë të shkurtër në mediat sociale, duke iu referuar pikërisht letrës dërguar në Uashington.

Ai deklaroi se Irani nuk do të dorëzohet kurrë, por shtoi se futja në negociata ose dialog nuk do të thotë të pranosh humbjen.

"Ne kurrë nuk do të përkulim kokën para armikut dhe, nëse lind fjala për dialog ose negociata, kjo nuk do të thotë dorëzim ose tërheqje. Përkundrazi, qëllimi është të mbrohen të drejtat e kombit iranian dhe të mbrohen interesat kombëtare me forcë të vendosur", tha Pezeshkian.

Media shtetërore IRNA raportoi se në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës. Nuk ka ende detaje të mëtejshme se cila është në të vërtetë përgjigja e Iranit.

Kujtojmë se plani i SHBA-së do t’i jepte fund zyrtarisht luftës përpara se të fillonin bisedimet mbi çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.

presidenti i iranit masoud pezeshkian

Lini një Përgjigje