TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2026, 15:44

Operacion i pazakontë pas alarmit për hantavirus, ushtria britanike zbarkon me parashutë në ishullin e izoluar

Shkruar nga Pamfleti
Operacion i pazakontë pas alarmit për hantavirus, ushtria britanike
Pamje nga aksioni

Forcat e Armatosura britanike kanë organizuar një operacion të veçantë në ishullin Tristan da Cunha, në Atlantikun Jugor, pas raportimeve për një pacient britanik me simptoma të ngjashme me hantavirusin.

Në mision morën pjesë gjashtë parashutistë, një këshilltar i RAF dhe një infermiere ushtarake. Ekipi u hodh me parashutë nga një avion ushtarak për të mbërritur në ishull dhe për të ofruar asistencë mjekësore.

Fotoja e publikuar në internet tregojnë momentin kur personeli ushtarak largohet nga avioni gjatë operacionit ajror.

Sipas autoriteteve britanike, ekipi transportoi pajisje mjekësore, oksigjen dhe materiale ndihmëse për trajtimin e pacientit.

Operacioni u realizua me një avion RAF A400M që u nis nga baza RAF Brize Norton dhe kreu ndalesë në Ascension Island. Në mision u përfshi edhe një avion furnizimi RAF Voyager.

Tristan da Cunha konsiderohet një nga komunitetet më të izoluara të banuara në botë, çka vështirëson ndjeshëm ndërhyrjet emergjente dhe transportin mjekësor.

hantavirus

Lini një Përgjigje