TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2026, 14:50

Propozimi i Trump për fundin e luftës, Irani i dërgon përgjigjen SHBA-së!

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi i Trump për fundin e luftës, Irani i dërgon

Irani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimit të fundit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit që nisi në fund të shkurtit, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, përgjigjja e Teheranit është transmetuar ditën e sotme përmes një ndërmjetësi pakistanez.

“Përgjigja e Republikës Islamike të Iranit ndaj draftit të fundit të propozuar nga SHBA-të që synon t’i japë fund luftës u dha sot nëpërmjet një ndërmjetësi pakistanez”, raportoi IRNA.

Mediat iraniane nuk publikuan detaje konkrete lidhur me përmbajtjen e përgjigjes, por theksuan se negociatat në këtë fazë janë të përqendruara kryesisht te fundi i konfliktit në rajon.

“Sipas kuadrit të propozuar, negociatat në këtë fazë do të përqendrohen në çështjen e përfundimit të luftës në rajon”, thuhet më tej në raportimin e IRNA.

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, pas përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

 

 

iran pergjigje plan shba lufte

Lini një Përgjigje